Cilat vende po investojnë më shumë në teknologjinë e veturave elektrike? - Bota Sot
Cilat vende po investojnë më shumë në teknologjinë e veturave elektrike?

Teknologji

Cilat vende po investojnë më shumë në teknologjinë e veturave elektrike?

Më: 13 janar 2019 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Prodhuesit e makinave planifikojnë të rrisin investimet në teknologjinë e makinave elektrike për 300 miliardë dollarë gjatë 10 vjetëve të ardhshme, dhe gati gjysma e kësaj shume do të kanalizohet në Kinë.

Shpenzimet kapitale të pashembullta janë ushqyer kryesisht nga përpjekjet e qeverisë kineze për të reduktuar emetimet e dyoksidit të karbonit.

Kina dhe vendet e tjera vendosin kufizime shtesë për motorët benzinë dhe naftë, kështu që kompanitë kanë përshpejtuar procesin e kalimit në makinat elektrike.

Kështu, një vit më parë, prodhuesit njoftuan se po planifikonin të investonin 90 miliardë dollarë në zhvillimin e automjeteve elektrike.

Ndërkohë, kjo shifër është rritur në 300 miliardë dollarë për të krijuar kushte për prodhimin masiv të automjeteve elektrike në Kinë, Evropë dhe Amerikën e Veriut. Shuma tejkalon vlerën e aktiviteteve ekonomike në Egjipt dhe Kili, thuhet në analizën e Reuters.

Agjencia arriti këtë shifër duke analizuar buxhetin e investimeve dhe prokurimeve publike të njoftuara nga 29 prodhuesit kryesorë të automobilave në botë gjatë dy viteve të fundit, kryesisht nga SHBA, Kina, Japonia, Koreja e Jugut, India, Gjermania dhe Franca.

Analiza nuk përfshin ndonjë investim të lidhur me furnizuesit në industrinë e automobilave, kompanitë e teknologjisë dhe kompanitë e mëdha në sektorë të tjerë, nga energjia përmes aviacionit deri tek elektronika dhe telekomunikacionet, thuhet në raport.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...