Absbot Tail, pajisje e zgjuar dedikuar vlogerëve

Teknologji

Absbot Tail, pajisje e zgjuar dedikuar vlogerëve

Më: 16 janar 2019 Në ora: 21:58
Absbot Tail

Trendi i vlogerëve është në rritje dhe kërkesa për video sa më të sofistikuara, por shkon duke u thelluar.

Për këtë arsye është krijuar Absbot Tail, një pajisje zgjuar, e përkryer për ata që realizojnë video për YouTube.

Kamera me 12 pixel që është e lidhur me aplikacionin, e ndjek personazhin ku do që ndodhet, qoftë edhe në mesin e disa personave tjerë. Kjo fal mekanizmit që e mbanë në nivel të drejtë, ndërsa i mundëson të lëvizë në tri anë.

Çfarë po iu pëlqen më së shumti vlogerëve, është se Absbot Tail e ka të integruar edhe sistemin e fokusit dhe regjistron duke e zmadhuar për 3.5 herë, varësisht nga nevoja. Mund të filmojë ngado dhe t’i zë të gjitha në kuadër.

Sportistët që shfaqin lëvizjet e tyre, po u pëlqen funksion i Absbot Tail, që i identifikon duart dhe i vë gjithnjë në fokus.

Kur shfrytëzuesi ia tregon shuplakën, kamera e në fokusin në të, ndërsa kur bën shenjën e paqes me dy gishta e rritë fokusin. Krijimi e shenjës së zemrës me duar, është urdhër për të ndaluar.

Me peshë të lehtë dhe forma praktike për bartje, Absbot Tail mund të mbajë baterinë për dy orë e gjysmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat