”Huawei” kërcënon se do të tërhiqet nga shtetet që vënë pengesa për 5G-në

Teknologji

”Huawei” kërcënon se do të tërhiqet nga shtetet që vënë pengesa për 5G-në

Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:01
Huawei

Gjiganti kinez në fushën e telekomunikacionit ”Huawei” njoftoi në Davos se do të tërhiqej nga partneriteti në disa shtet dhe po përpiqet të mos zmbrapset përballë shqetësimeve të shteteve perëndimore në lidhje me teknologjinë 5G.

Liang Hua, presidenti i ”Huawei” ftoi qeveritë perëndimore për një vizitë në fabrikat e saj për të hequr dyshimet në lidhje me teknologjinë, e dyshuar se po përdoret për qëllime spiunazhi.

‘’Ne nuk përbëjmë një kërcënim për shoqërisë e ardhshme dixhitale’’, siguroi Liang, duke theksuar se autoritetet amerikane nuk kishin shfaqur për momentin sikur edhe një prove të vetme për përdorimin e teknologjisë së kompanisë së tij për qëllime spiunazhi.

Nëse aksesi i ‘’Huawei’’ në disa tregje është penguar dhe se klientët po nisin t’i ndryshojnë qëndrim, ne do të transferojmë partneritetet tona teknologjike në shtete ku jemi të mirëpritur dhe mund të bashkëpunojmë’’, kërcënoi ai gjatë një takimi me median në vazhdën e Forumit Ekonomik të Davosit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat