Facebook-Airbus, dron me energji diellore

Teknologji

Facebook-Airbus, dron me energji diellore

Më: 26 janar 2019 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Rrjeti social Facebook po bashkëpunon ngushtë me kompaninë e prodhimit të avionëve Airbus për të testuar avionë të rinj me energji diellore në Australi.

Portali Netzpolitik tregon se dy kompanitë janë përfshirë në një marrëveshje ku kanë testuar dronin në nëntor dhe dhjetor të vitit 2018.

Rrjeti social Facebook është fokusuar tek zhvillimi i një droni me energji solare i aftë për të sjellë imazhe në internet në vendet e botës të prekura nga fatkeqësitë natyrore.

Në portalin Netzpolitik bëhet fjalë për modelin Zephyr S prodhuar nga Airbus, ku hapja e krahëve prej 25 metrash dhe që peshon 75 kilogramë.

Droni do të jetë në gjendje për të qëndruar në ajër për një kohë të gjatë në sajë të sistemit të paneleve që mbulojnë sipërfaqen e tij . Dronet veprojnë në një lartësi prej 20 kilometrash dhe lidhen me tokën nëpërmjet radiove me valë milimetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat