Tani mundeni të fshini në Facebook një mesazh

Teknologji

Tani mundeni të fshini në Facebook një mesazh

Më: 26 janar 2019 Në ora: 13:59
Foto ilustruese

Nëse keni dërguar një mesazh përmes Facebook Messengerdhe më pas jeni penduar, ky lajm është i sigurt që do t’ju bëjë të lumtur, pasi rrjeti social i Mark Zuckerberg sapo ka nisur një opsion që do t’ju lejojë t’i eliminoni ato.

Facebook sapo ka lansuar një përditësim të FacebookMessenger që ka një funksion të quajtur Unsend, i cili ju lejon të fshini një mesazh që keni shkruar gabimisht.

Megjithatë, ju duhet të ndiqni këto hapa shumë shpejt (brenda 10 minutave).

Përndryshe, SMS do të mbetet përgjithmonë.

Gjëja e parë që duhet të bësh për të fshirë një mesazh nga Facebook Messenger është të mbash mesazhin e shtypur dhe do të vëresh se në pjesën e poshtme të ekranit do të ketë një opsion të quajtur ‘Fshi’. Duhet ta shtypni dhe do të shfaqet një dritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat