Zbulohen opsionet e ngjyrave të telefonit të palosshëm Samsung

Teknologji

Zbulohen opsionet e ngjyrave të telefonit të palosshëm Samsung

Më: 29 janar 2019 Në ora: 13:48
Ilustrim

Telefoni i palosshëm i Samsung, Galaxy X, ka rrjedhur përsëri dhe kësaj radhe janë opsionet e ngjyrave që janë zbuluar – dhe ka shumë prej tyre.

Sipas burimeve të Sam Mobile, burime që thuhet se janë në rrjetin transportues të Koresë së Jugut, ka shumë ngjyra Galaxy X për të zgjedhur.

Ky burim do të ishte i pari për të marrë këto detaje, në mënyrë që të përgatitet për shitje, kështu që kjo ka një kuptim.

Sigurisht që mund të prisni që telefoni i parë i palosur i Samsung-ut të vijë në të zezë klasike, por ka më shumë variante. Meqë ky telefon pritet të lansohet vetëm në numër të kufizuar, ndryshimi i ngjyrave vjen paksa surprizë. Ndoshta Samsung planifikon të vendos një çmim më të lartë për disa ngjyra të caktuara për t’i bërë ato të duken më ekskluzive dhe më tërheqëse.

Cilido qoftë plani, Samsung Galaxy X thuhet se do të shfaqet në ngjyrë të zezë, argjend, blu dhe jeshil

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat