Facebook vazhdon të rritet pavarësisht skandaleve për privatësinë

Teknologji

Facebook vazhdon të rritet pavarësisht skandaleve për privatësinë

Më: 31 janar 2019 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Përdoruesit e Facebook kanë vazhduar të rriten përkundër një sërë skandalesh për privatësinë e të dhënave dhe kritikave mbi përpjekjet e kësaj kompanie për të frenuar përmbajtjen toksike.

Gjigandi i mediave sociale tha se numri i njerëzve që qasen në faqen e tyre të paktën një herë në muaj u rritën për 9% vitin e kaluar në 2.32 miliardë njerëz.

Frika se skandalet e kompanisë mund të largojnë reklamuesit gjithashtu u treguan të pabazuara me të ardhurat vjetore deri në 30% në vitin e kaluar.

Rritja erdhi pavarësisht nga fushatat që nxisnin njerëzit të shmangnin gjigantin e teknologjisë.

Themeluesi Mark Zuckerberg tha se ka “ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si e drejtojmë kompaninë për t’u përqëndruar në çështjet më të mëdha shoqërore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat