Aplikacioni Gmail pasurohet me tre funksione elegante

Teknologji

Aplikacioni Gmail pasurohet me tre funksione elegante

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 10:11
Foto

Megjithatë më shumë të tjera po vinë. Foto të një versioni eksperimental të Gmail me përkujtues, grupe kategorish dhe mesazhe që fiksohen në krye janë publikuar.

Të tre veçoritë e lartpërmendura kanë qenë disa prej shumë funksioneve që e bënë Inbox të mrekullueshëm.

Gjithashtu një buton i cili i etiketon të gjitha mesazhet si të lexuara “Mark all as read” do të integrohet pa qenë nevoja ta bëni për çdo aplikacion individualisht.

Nga fotoja e paraqitur mund të ndryshojnë shumë gjëra derisa të debutojë zyrtarisht. Megjithatë besojmë se janë pjesë e strategjisë të riprezantimit të veçorive të Inbox.

Pak ditë më parë Google ridizajnoi aplikacionin Gmail në Android dhe iOS me pamjen e re të dizajnit material. Pamja e re përdor ngjyrën e bardhë dhe elementë vizualë të rrumbullakët. Paneli në krye në ngjyrë të kuqe është eliminuar dhe tashmë zëvendësuar nga një fushë kërkimi.

Versioni i ri i aplikacionit do të bëhet i disponueshëm në ditët në vijim përmes Play Store dhe App Store. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat