Abuzimi me të dhënat, Facebook përsëri me probleme për sigurinë e përdoruesve

Teknologji

Abuzimi me të dhënat, Facebook përsëri me probleme për sigurinë e përdoruesve

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 12:42

Ky autoritet ka kryer një hetim për rrjetin social, pas shqetësimeve se përdoruesit nuk ishin në dijeni të shkallës së aktiviteteve të firmës.

Ai përfshinte të dhënat e grumbulluara nga burime të palëve të treta, si dhe nëpërmjet aplikacioneve të tjera të Facebook, përfshirë edhe Instagram-in.

Vendimi vlen vetëm për aktivitetet e firmës në Gjermani, por ka gjasa të ndikojë në rregullatorët e tjerë.

Facebook pretendon se Zyra Federale e Kartelave ka tejkaluar shenjën ( që përdoruesit janë dakord me kushtet) duke ndjekur një çështje të privatësisë së të dhënave, për të cilat Facebook thotë se janë nën përgjegjësinë e një rregullatori tjetër.

Facebook ka një muaj kohë për të sfiduar vendimin para se të bëhet ligjor. Por, nëse vendimi pranohet, kompania duhet të zhvillojë zgjidhje teknike për të siguruar mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve brenda katër muajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat