Facebook tani blen kompani të mobiljeve ...

Teknologji

Facebook tani blen kompani të mobiljeve ...

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 21:54
Themeluesi i Facebook

Facebook e ka blerë kompaninë e famshme për blerje të mobiljeve, GrokStyle. Zëdhënësja e Facebook Vanessa Chan konfirmoi blerjen duke thënë se ndihen të ngazëllyer që kanë arritur këtë sukses.

“Ekipi dhe teknologjia e tyre do të kontribuojnë në zgjerimin e biznesit tonë” ka thënë Chan. GrokStyle, e themeluar në vitin 2016 është e specializuar në kërkimin vizual të blerjes së mobiljeve.

Kompania është e njohur për teknologjinë që lejon blerësit të kërkojnë mobilje dhe sende të tjera duke marrë fotografi me telefonat e tyre.

Facebook pritet ta fus së shpejti aplikacionin e saj Instagram, tek mundësia për të bërë biznes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat