Aplikacioni që i lejon burrat në Arabinë Saudite të përcjellin gratë e tyre, lejohet në Apple e Google store - Bota Sot
Aplikacioni që i lejon burrat në Arabinë Saudite të përcjellin gratë e tyre, lejohet në Apple e Google store

Teknologji

Aplikacioni që i lejon burrat në Arabinë Saudite të përcjellin gratë e tyre, lejohet në Apple e Google store

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Apple e Google është duke u akuzuar se po ndihmon “të zbatojë aparteidin gjinor” në Arabinë Saudite, duke ofruar një aplikacion nga platforma i cili i lejon që burrat t'i përcjellin gratë e tyre, madje t’ua ndalojë edhe largimin nga shteti.

Absher, i cili mund të shkarkohet nga të dy platformat, Google Play e Apple store, është një aplikacion i zhvilluar nga Qeveria Saudite, i cili i lejon burrat që të caktojnë se kur dhe si gratë e tyre mund të kalojnë kufirin saudit, madje aplikacioni i njofton ata në kohë reale kur dhe nga shkojnë gratë e tyre.

Ky aplikacion i lejon kujdestarët që të caktojnë se ku femrat mund të shkojnë, për sa kohë dhe në cilat aeroporte ato lejohen të shkojnë.

Image

Alarm njoftimet lëshohen nëse gratë largohen nga zona e caktuara.

Në këtë aplikacion janë tiparet si caktimi i zonës së lejuar për të udhëtuar me pasaportat, caktimi i kohës së lejuar të qëndrimit, dhe ndalimi i tyre kurdo që ata duan.

Image

“Human Rights Watch” e “Amnesty International” kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë aplikacion, i cili është shkarkuar nga dyqanet e Apple e Google mbi 1 milionë herë.

Image

“Apple e Google kanë rregulla ndaj aplikacioneve që paraqesin kërcënime apo ngacmime. Aplikacionet e tilla mund të lehtësojnë abuzimin me të drejtat e njeriut, përfshirë diskriminimin ndaj grave”, ka thënë Rothna Begum, e cila është hulumtuese për Lindjen e Mesme për “Human Rights Watch”.

Image

Apple e Goole ende nuk është deklaruar për këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...