“Tokio 2020”, me medalje të prodhuara nga riciklimi i celularëve

Teknologji

“Tokio 2020”, me medalje të prodhuara nga riciklimi i celularëve

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 18:25
Foto

Projekti i medaljeve të “Tokyo 2020” u prezantua në Japoni në vitin 2017, e nëpërmjet tij mendohet të krijohen 5.000 medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta.

Për këtë arsye është bërë një apel në drejtim të qytetarëve dhe kompanive të biznesit, për të marrë pjesë në grumbullimin e aparateve elektronike që duhen. Komiteti Organizativ i “Tokyo 2020” bëri të ditur se mbledhja e këtyre aparateve pritet të përfundojë më 31 mars.

Ndërkohë, deri në muajin tetor ishin grumbulluar 47.500 tonë me aparatë elektronike, nga të cilët 5 milionë ishin telefonë të operatorit celular “NTT DOCOMO”. Sasia e bronzit që duhet është 2.700 kg dhe mbledhja për këtë material ka përfunduar në qershor. Për arin është arritur të mblidhet 93.7% e materialeve të nevojshme, ndërsa për argjendin është akumuluar 85.4% e sasisë së duhur prej 4.100 kg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat