Microsoft paralajmëron një pajisje misterioze për në fund të muajit - Bota Sot
Microsoft paralajmëron një pajisje misterioze për në fund të muajit

Teknologji

Microsoft paralajmëron një pajisje misterioze për në fund të muajit

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 00:15

Nëpërmjet një instalacioni të çuditshëm, Microsoft la bërë të ditur se do ta lansojë një pajisje misterioze për në fund të muajit.

Gjithçka që dihet sigurt, është se këtë pajisje do ta shohim më 24 shkurt, që i bie të jetë dy ditë para se të fillojë Mobile World Congress, që zhvillohet në Barcelonë.

Copëza silikoni që kthehen në çipa, kube akulli të shkrira, fibra optike që krijojnë kabllo, janë ilustrime shumë të mira, po që nuk tregojnë asgjë konkrete.

Pas lansimit të pamjeve, ka pasur spekulime që mund të jetë pajisja HoloLens 2, për të cilën ishte thënë nga Microsoft se do të lansohet në fillim të këtij vitit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...