Sony lanson edicionin e kufizuar të Kingdom Hearts 3 Walkman

Teknologji

Sony lanson edicionin e kufizuar të Kingdom Hearts 3 Walkman

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 11:34
Kingdom Hearts 3 Walkman

Fansat e Kingdom Hearts duhej të prisnin një kohë të gjatë për titullin më të ri në franshizën e popullarizuar, dhe derisa po e shijojnë gamplayin, Sony e shfrytëzoi mundësinë që ta lansojë edicionin e kufizuar të Series A Walkmanam, përcjell Ubergizmo.

Personat më të moshuar me siguri e kujtojnë se playeri legjendar i Sonyt përdorte kaseta, derisa Walkmani u lansua për herë të parë në vitin 1979. Modeli më i ri nuk ka nevojë për kaseta dhe mund ta ruajë një numër të madh këngësh në hapësirën e vet prej 16GB.

Edicioni i limituar NW-A55 Series A Sony Walkman është model digjital me një dizajn unik të Kingdom Hearts 3. Sora, protagonisti kryesor në lojë, është në qendër të këtij dizajni të ri.

Image

Sony nuk e lansoi vetëm Walkmanin në edicion të kufizuar për ta festuar lansimin e lojës Kingdom Hearts 3. Janë lansuar edhe kufjet WH-H800 h.ear në edicion të limituar, me dy mini dëgjuese pa tel të cilat janë të dekoruara me printimin Kingdom Hearts 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat