Shënohet Dita Botërore e Radios, teknologjia që ndryshoi jetët e miliona njerëzve

Teknologji

Shënohet Dita Botërore e Radios, teknologjia që ndryshoi jetët e miliona njerëzve

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 15:02
Ilustrim

13 Shkurti është caktuar si dita ndërkombëtare e Radios sepse këtë datë të vitit 1946 Kombet e Bashkuara kanë themeluar Radion zyrtare.

UNESCO, apo Agjencia për Arsim Shkencë dhe Kulturë e Kombeve te Bashkuara këtë ditë e ka shpallur si dita ndërkombëtare të Radios për herë të parë në vitin 2011 në asamblenë e përgjithshme, ndërsa për herë të parë është festuar në vitin 2013. Edhe pse jetojmë ne një epoke digjitale dhe ne një kohe ku dominojnë rrjetet sociale, radio mbetet mediumi  me impaktin me te madhe ne informimin e opinionit publik duke arritur audiencën me te madhe.

Teknologjia e Radio nisi fillimisht si një “telegraf wireless” ndërsa më vonë do të përdorej për transmetim programesh. Fillimet e veta teknologjia i ka që prej vitit të largët 1830 kur James Clerk Maxwell tregoi në teori dhe forma matematikore sesi valët elektromagnetike mund të udhëtonin në hapësirë.

Transmisioni i parë i sinjalit radio përmes valëve elektromagnetike u bë nga David Edward Hughes në 1880 që u konfirmua më pas edhe nga Heinrich Rudolf Hertz. Do të duheshin edhe 20 vite të tjera që termi “radio” të pranohej universalisht.

Ishte viti 1894 kur shpikësi Italian Guglielmo Marconi ndërtoi sistemin e parë të suksesshëm telegrafik me valë wireless bazuar në valët Hertz. Marconi demonstroi përdorimin e teknologjisë në ushtri e madje filloi edhe një kompani për zhvillimin e mëtejshëm.

Në 1901 Marconi me sukses transmetoi mesazhin e parë përtej Oqeanit Atlantik. Në 1904 teknologjia e tij u patentua nga Zyra Amerikane e Patentave. Më 2 nëntor 1920 radio stacioni i parë komercial nisi transmetimin në Pitsburg, Pensilvani. Ky ishte një sukses i menjëhershëm, dhe kështu filloi revolucioni i quajtur “Epoka e artë e radios”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat