Facebook rrezikon një gjobe miliarda dollarë - Bota Sot
Facebook rrezikon një gjobe miliarda dollarë

Teknologji

Facebook rrezikon një gjobe miliarda dollarë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Facebook rrezikon një gjobë prej miliarda dollarësh pas skandalit me agjencinë e konsulencës politike britanike, Cambridge Analytica. E përditshmja amerikane “The Washginton Post” shkruan se Komisioni Federal Tregtar amerikan e ka gati gjobën për shkelje e privatësisë së përdoruesve ndaj gjigantit të rrjeteve sociale.

Aktualisht, përfaqësuesit ligjorë të Facebook-ut janë në negociata me komisionin në mënyrë që gjoba të mos aplikohet. Një gjobë multi-miliardëshe mund t’i shkaktonte Facebook-ut dëme të ndjeshme financiare. Asetet e kompanisë më të madhe në fushën e rrjeteve sociale arrijnë në gati 100 miliardë dollarë.

Komisioni federal tregtar amerikan ka nisur hetimet për skandalin e vitit 2016, kur Facebook i shiti të dhënat personale të mbi 87 milionë përdoruesve, firmës britanike Cambridge Analytica. Veç shkeljes së privatësisë së përdoruesve dyshohet se të dhënat ia janë përcjellë shërbimeve sekrete ruse, të cilat i kanë përdorur ato për krijimin e reklamave online për të ndikuar në zgjedhjen e Donald Trampit si President i Shteteve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...