“Whatsapp” vjen me një risi, hyrja në grupe vetëm me leje

Teknologji

“Whatsapp” vjen me një risi, hyrja në grupe vetëm me leje

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 12:56
Whatsapp

Rrjeti social “Whatsapp” revolucionarizon rregullat. Nëse dëshironi që të futeni në një grup chat-i, atëherë duhet të marrësh leje më parë.

Kjo ju vjen në ndihmë të gjithë atyre që e gjejnë veten të përfshirë në diskutime të përbashkëta, pavarësisht se nuk do ta donin këtë.

Bëhet e ditur se aplikacioni i mesazheve po punon për një rifreskim që do t’i lejojë përdoruesve të vendosin se kush mund ta shtojë në grupe; të gjithë, asnjë apo vetëm kontaktet.

Risia është sidoqoftë ende në fazë zhvillimi por pasi të jetë finalizuar do të revolucionarizojë mënyrën e chat-imit në grup në “Whatsapp”. Funksioni i ri, që do të jetë i disponueshëm në apdejtimet e ardhshme beta për iOS, dhe në të ardhmen do të shtrihet edhe në android, do të lejojë në profil të përcaktosh se kush mund të të shtojë në grupe.

Në rast se do të përzgjedhësh opsionin askush, atëherë nuk mund të shtohesh menjëherë në një grup por do të marrësh një kërkesë të vlefshme për 72 orë, që mund të refuzosh ose jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat