Tetrisi bëhet me versionin Battle Royale

Teknologji

Tetrisi bëhet me versionin Battle Royale

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:54
Battle Royale

Battle Royale është bërë një zhanër aq i popullarizuar sa që një numër i madh i lojrave kanë filluar ta aplikojnë këtë mode. Megjithatë, një nga lojërat për të cilat nuk prisnim të bëhet me moden e popullarizuar, është loja Tetris. Nintendo tani e ka paralajmëruar Tetris 99, që paraqet versionin e lojës së popullarizuar në Battle Royale.

Tetris 99 u prezantua gjatë ngjarjes së fundit Nintendo Direct, kur kompania e paralajmëroi edhe Super Mario Maker 2 dhe dha më shumë detaje rreth titullit Fire Emblem për konzolën Switch.

Ashtu si titujt e tjerë të Battle Royale, edhe lojtarët e Tetris 99 do të garojnë kundër njëri-tjetrit, derisa vetëm një fitues të mbetet në "fushëbetejë". Duke e pasur parasysh konceptin e tetrisit, nuk do të ketë ndërtime të fortifikimeve apo armë të avancuara, ndërsa lojtarët do të jenë në gjendje ta sulmojnë njëri-tjetrin me "plehrat" që do t'i afrojnë në majë të ekranit dhe do t’i eliminojnë nga loja. Lojtarët do t’i fitojnë bexhet "KO" për çdo kundërshtar të cilin e eliminojnë nga loja.

Tetris 99 do të jetë në dispozicion ekskluzivisht për anëtarët e Nintendo Switch Online, ndërsa Nintendo thekson se për lojën së shpejti do të mbahen edhe evente online.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat