Lufta teknologjike; Shefi i “Huawei” kritika SHBA

Teknologji

Lufta teknologjike; Shefi i “Huawei” kritika SHBA

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 13:11
Hauwei

“Shtetet e bashkuara, nuk na shtypin dot”, deklaroi themeluesi i gjigantit kinez të telekomit Huawei, i cili i dënoi përpjekjet e Amerikës për ta vendosur kompaninë e tij në liste të zë.

Ren Zhengfei e përshkroi si të motivuar politikisht arrestimin e vajzës së tij, Weng Wanzhou, shefja e financave të firmës.

Wanzhou u ndalua muajin e kaluar në Kanada me kërkesë të Amerikës për shmangie te sanksioneve kundër Iranit.

“Bota nuk mund të jetojë pa ne, sepse jemi më të avancuar”, tha Zhengfei në një intervistë për BBC. Muajin e kaluar, Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti disa akuza penale kundër Huawei-t të cilat përfshijnë mashtrimin bankar, pengimin e drejtësisë dhe vjedhje të teknologjisë nga kompania amerikane T-Mobile.

Huawei, një nga ofruesit më të mëdhenj të pajisjeve dhe shërbimeve të telekomunikimit në botë I mohon të gjitha këto pretendime. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë shprehur shqetësim se qeveria kineze mund ta përdorë teknologjinë e saj për t’i zgjeruar kapacitetet e spiunimit, edhe pse firma këmbëngul se nuk ka kontroll qeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat