Apple MacBook Pro me mundësinë e largimit të reklamave nga videot e YouTube - Bota Sot
Apple MacBook Pro me mundësinë e largimit të reklamave nga videot e YouTube

Teknologji

Apple MacBook Pro me mundësinë e largimit të reklamave nga videot e YouTube

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 08:17
Apple MacBook Pro

Që kur është lansuar MacBook Pro, ka pasur shumë adhurues, por nuk mungonin as kundërshtaret.

Megjithatë opsioni që mundëson të hiqen edhe reklamat e paevitueshme nga videot e YouTube, po u pëlqen të gjithëve.

Gjithçka mund të kryhet me lehtësi, në shiritin e ndjeshëm në prekje, që ndodhet mbi tastierë.

Ky opsion funksionon vetëm në shfletuesin Safari, teksa mund të realizohet duke e shtyrë kursorin deri në fund, apo thjeshtë të klikohet opsioni ‘Skip Ad’.

Image

Mashable raporton që ky opsion ka larguar me sukses, reklamat që nuk largohen, po ashtu edhe ato që mundësojnë largimin pas pesë sekondave.

Nuk dihet nëse ky është ndonjë bashkëpunim mes Apple apo YouTube, pasi nuk ka mundësi të realizohet në ndonjë pajisje tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...