Droni me madhësi insekti fluturon pa pjesë të lëvizshme

Teknologji

Droni me madhësi insekti fluturon pa pjesë të lëvizshme

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 08:33
Droni me madhësi insekti

Dronët fluturues mund të variojnë në madhësi që nga kuadkopterët e bukur të vegjël që mund të futen në pëllëmbë të dorës e deri tek dronët gjigantë të pasagjerëve të aftë që të transportojnë njerëz të shumtë dhe bagazhin e tyre. Një gjë që pothuajse të gjitha e kanë të përbashkët është: nevoja për pjesë lëvizëse për t'i ngritur ato në ajër. Por kjo është diçka për të cilën një dron i ri i quajtur ionocraft nuk ka nevojë.

I zhvilluar nga hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, ai nuk përshkruhet vetëm si roboti më i vogël fluturues i bërë ndonjëherë, por edhe që fluturon me zero pjesë lëvizëse: që do të thotë pa rotor, krahë, ose shtesa të ngjashme. Në vend të kësaj, roboti me madhësi insekti mbështetet në shtytësit jonik atmosferik të cilët i mundësojnë të lëvizë plotësisht në heshtje.

"Për ta kuptuar se si funksionon, imagjinoni dy elektroda asimetrike – (si pës shembull) një tel dhe një pllakë”, - tha për Digital Trends, Daniel Drew, aktualisht kandidat doktorature në departamentin e inxhinierisë mekanike në Universitetin e Stanfordit. "Kur aplikohet voltazhi midis të dyjave, fusha elektrike do të jetë më e fortë në afërsi të telit në funksion të gjeometrisë së saj. Nëse kjo fushë është mjaft e fortë, elektroni i ambientit mund të tërhiqet me energji të mjaftueshme kinetike për ta iniciuar ndarjen e masave nëpërmjet ndikimit në jonizim. Tani paraqitet një plazmë stabile, duke shkëlqyer me ngjyrë vjollcë në errësirë, rreth telit të sipërm. Jonet e gjeneruara do të nxirren nga kjo plazmë, duke u zhvendosur në fushën elektrike drejt elektrodës së poshtme. Përgjatë procesit, ato përplasen me molekulat neutrale të ajrit dhe krijojnë nxititim, duke prodhuar shtytje."

Vendosja e dorës nën elektrodën e poshtme të pajisjes prodhon të njëjtin efekt të rrjedh♪s së ajrit të përshpejtuar sikurse po ta vendosnit dorën nën një propeler rrotullues. Ky mekanizëm njihet edhe si “forca elektrohidrodinamike” derisa gjenerimi i joneve arrihet duke përdorur “shkarkimin koronar”.

Drew sugjeron që thjeshtësia mekanike e sistemit shtytës do t’i bëjë këta dronë të lehtë për t’u prodhuar. Dhe mungesa e pjesëve lëvizëse ose zërit mund t’i bëjë të dobishëm për punë si vrojtimi dhe sensorët e ambienteve të brendshme.

“Hapi tjetër imediat është fluturimi i kontrolluar duke përdorur ndjeshmërinë e brendshme dhe kontrollorin e jashtëm, me telat për bartjen e të dhënave dhe furnizimin”, vazhdoi ai. “Ne besojmë që jemi fare pranë arritjes së këtij synimi. Rruga drejt fluturimit autonom do të kërkojë elektronikë furnizimi me masë të vogël që është duke u zhvilluar aktualisht nga një bashkëpunëtor, një zgjidhje prej një çipi të vetëm për përllogaritje dhe komunikim pa tel është duke u testuar aktualisht në laboratorin tonë, sikurse edhe bateritë si film i hollë me densitet të lartë elektrik si ato të prodhuara në laboratorët e kolegëve të Berkeley”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat