Ja si të çaktivizoni gjurmimin e vendndodhjes suaj nga Facebook

Teknologji

Ja si të çaktivizoni gjurmimin e vendndodhjes suaj nga Facebook

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 17:28
Foto ilustruese

Të gjithë e dimë sesa tunduese janë të dhënat tona personale për Facebook të cilat rrjeti social i përdorur për të krijuar profile me të cilat reklamuesit mund të arrijnë konsumatorë potencialë.

Këto të dhëna ato mund ti kapin edhe përmes telefonit. Por nëse kjo ju bën mos ndiheni rehat, atëherë mund të ndaloni aplikacionin Facebook nga gjurmimi i vendndodhjes suaj plotësisht ose ta lejoni vetëm kur po përdorni aplikacionin.

Facebook lançoi ditën e sotme kontrolle të reja të privatësisë për përdoruesit Android dhe dërgoi njoftime në iOS dhe Android për të kontrolluar konfigurimet aktuale.

Ja sesi të çaktivizoni gjurmimin e vendndodhjes:

Në iOS
Hapni aplikacionin Facebook dhe shkoni në Settings and Privacy dhe më pas klikoni Settings

Florida CEO to Help Publishers Grow Revenue; Improve User Experience

Shfletoni drejt fundit në seksionin Privacy dhe më pas Location.
Klikoni mbi Location dhe përzgjidhni mes opsioneve Only When Using App, Always Allow dhe Don’t Allow.
Gjithashtu mund të çaktivizoni Historikun e Vendndodhjes si në foton e paraqitur mëposhtë që Facebook të mos mbajë regjistrin e vendeve ku keni qenë.

Në Android
Hapni aplikacionin Facebook dhe shkoni në Settings and Privacy dhe më pas Settings
Shfletoni drejt fundit në seksionin Privacy dhe klikoni opsionin Location
Klikoni mbi Location Services dhe fikni gjurmimin
Opsioni Background Location lejon që të zgjidhni nëse do të lejoni që Facebook të gjurmojë vendodhjen tuaj ose jo kur nuk përdorni aplikacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat