Facebook grumbullon fshehurazi të dhëna nga 11 aplikacione

Teknologji

Facebook grumbullon fshehurazi të dhëna nga 11 aplikacione

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 09:35
Ilustrim

Facebook është duke grumbulluar në mënyrë të fshehtë të dhëna personale nga disa aplikacione popullore pa pëlqimin e përdoruesve.

Të paktën 11 aplikacione janë duke i dërguar të dhëna Facebook-ut, përfshirë edhe informacione të tilla si niveli i shtypjes së gjakut, gjendja e grave shtatzëna, pesha, gjatësia, etj.

Sipas hulumtimit të Wall Street Journal, aplikacionet që po bashkëpunojnë me Facebook janë Instant Heart Rate: HR Monitor, Flo Period & Ovulation Tracker, Realtor.com, Breethe Inc, BetterMe, etj.

Të dhënat i përkasin edhe personave të cilët nuk kanë një llogari në Facebook. Ky rrjet social është akuzuar se i përdor këto të dhëna për përfitime të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat