Punëtorët e Microsoftit kërkojnë që kompania ta anulojë kontratën 480-milionëshe me ushtrinë

Teknologji

Punëtorët e Microsoftit kërkojnë që kompania ta anulojë kontratën 480-milionëshe me ushtrinë

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 18:21
Microsoft

Disa punëtorë të kompanisë së njohur teknologjike, Microsoft, kanë kërkuar që kompania për të cilën punojnë ta anulojë një kontratë me vlerë 480 milionë dollarë me ushtrinë amerikane.

Deri tash, 94 punëtorë të kësaj kompanie e kanë nënshkruar një peticion, me atë të të cilit po kërkojnë që kompania të mos prodhojë asnjë lloj të pajisjeve teknologjike që do të përdoren më vonë nga ushtria në luftë.

Kompania e kishte fituar këtë kontratë në nëntor të vitit të kaluar. Sipas kësaj kontrate, kompania do ta furnizojë ushtrinë amerikane me 2500 prototipe të pajisjeve që vendosen në kokën e ushtarëve dhe shfaqin të dhëna para syve të tyre.

Qeveria amerikane ka thënë se këto pajisje do të përdoren nga ushtarët gjatë kohës kur janë në fushëbetejë dhe gjatë ushtrimeve për ta përmirësuar mobilizimin dhe vetëdijen për situatat e ndryshme.

Në peticionin e publikuar në internet, këta punëtorë kanë thënë se nuk kanë nënshkruar kontratë për të prodhuar armë dhe kërkojnë sqarim për atë se si shfrytëzohet puna e tyre.

Pas njoftimit për këtë peticion, vlera e aksioneve të kompanisë “Microsoft” ka rënë menjëherë për 7 për qind, shkruan “Reuters”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat