Pedofilët që po targetojnë fëmijët përmes këtij aplikacioni

Teknologji

Pedofilët që po targetojnë fëmijët përmes këtij aplikacioni

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Fëmijët, deri në 5 vjeç, po targetohen nga pedofilët duke përdorur aplikacionin popullor të smartfonëve 'Tik Tok', sipas një raportimi të fundit.

Një hetim nga e përditshmja ‘Mirror Online’, ka zbuluar se TikTok – një nga aplikacionet më të shkarkuara në botë – është duke i ekspozuar fëmijët e vegjël nga pedofilët dhe trafikantët.

Aplikacioni që përdoret nga adoleshentët të ndarë videot me njëri-tjetrin është bërë një “zonë e gjuetisë” për pedofilët dhe shkollat kanë filluar të lëshojnë njoftime direkte për prindërit duke i paralajmëruar ata për aplikacionin, raporton tabloidi.

Kryefamiljarët nga dhjetra shkolla – duke përfshirë shkollat fillore – kanë dërguar letra për mijëra prindër në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, qasje në aplikacion kanë edhe fëmijët nga e gjithë bota, kështu që edhe prindërit shqiptarë duhet bërë kujdes dhe të shtojnë kujdesin ndaj fëmijëve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat