Përgjigja e LG ndaj telefonëve me ekran që palosen është një ekran dytësor

Teknologji

Përgjigja e LG ndaj telefonëve me ekran që palosen është një ekran dytësor

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 17:58
Foto ilustruese

LG prezantoi ditën e Dielë në Kongresin Mobil Botëror telefonin e ri LG V50, i cili është një V40 por me procesor Snapdragon 855, sistem ftohjeje të përmirësuar, bateri më të madhe dhe 5G.

Jo vetëm që është telefoni i parë me 5G por gjithashtu i pari me aksesorin e ri të LG-së, një ekran i dytë.

LG Dual Screen është një këllëf me palosje që vjen me një ekran të dytë. V50 ka ekran 6.4-inç por që paneli dytësore është i kufizuar në 6.2-inç.

Pra LG në përgjigje të telefonëve me ekrane që paloset të Samsung dhe Huawei solli një ekran të dytë. Ekrani i dytë ka një bosht rrotullimi prej 360 gradësh.

Kompania tha se përdor një çip Wi-Fi i cili përdor bandwidth të rangut të lartë për të transmetuar informacionin mes V50 dhe ekranit të dytë.

Problemi më i madh është cilësia mes dy ekraneve. Ekrani i aksesorit është dukshëm më pak cilësor dhe ka një diferencë të dallueshme në temperaturën e ngjyrave si dhe këndet e shikueshmërisë. Gjithashtu i mungon asimetria në madhësi.

Dizajni i softuerit të LG për këtë sistem është goxha i mirë por ka problemet e veta siç është shfaqja e tastierët në të majtë kur jeni duke shkruar në të djathtë.

Krahasuar me konkurrentët qasja e LG me telefonin me ekran që paloset ka qenë më pragmatikja. Kompania tha se synon që ekrani dytësore ta bënte të përshtatshëm për të gjitha modelet e ardhshme të telefonëve 5G.

Çmimi i LG Dual Screen mbetet një mister por do të jetë qindra dollarë më i lirë sesa modelet ekstravagante të Samsung Galaxy Fold dhe Huawei Mate X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat