Si do e përmirësoi jetën rrjeti 5G

Teknologji

Si do e përmirësoi jetën rrjeti 5G

Më: 1 mars 2019 Në ora: 23:11
Rrjeti 5G

Në Barcelonë të gjithë po flasin për 5G. Rreth 100 mijë njerëz janë mbledhur në qytetet spanjolle në javën e “Kongresit Botëror të Celularëve”, mirëpo, rrjeti i gjeneratës së ardhshme mobile mori vëmendjen ndërkombëtare.

Kjo është për shkak se rrjeti 5G do të krijojë një valë zhvillimesh që do ta ndryshojnë jetën e përditshme, shkruan CNN.

“5G do të ketë ndikim masiv në jetën e njerëzve”, thotë Laila Worrell, drejtore e “Altran North Amerika” një kompani inxhinierike e teknologjisë së lartë. “Ne do të shohim një përparim të madh në cilësinë e jetës që 5G do të jap për njerëzit”, thotë ajo.

Lojtarët e industrisë pretendojnë se 5G mund të jetë 100 herë më i shpejt se 4G dhe se një numër i madh i pajisjeve mund të lidhen në rrjet njëkohësisht.

Derisa flitet për rrjetin 5G, shkencëtarët janë duke punuar në një hap më të madh.

“5G është i mirë, por 6G do të jetë edhe më i mirë”, thotë Ari Pouttu, profesor i shkencës në Universitetin e Oulu në Finlandë.

Puna për 6G pritet të fillojë në vitin 2030 dhe do të jetë një zhvillim më i madh se telefonat e mençur.

“Le t’i hedhim telefonat e mençur e të kuptojmë se si munden njerëzit të ndërveprojnë me infrastrukturën. Mund të keni sipërfaqe të mençura me elektronikë në to, syze të mençura dhe kështu mund të keni pajisje gjithandej”, thotë Pouttu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat