Lojërat e PlayStation 4 tashmë mund t’i luani edhe në iPhone, ja se si

Teknologji

Lojërat e PlayStation 4 tashmë mund t’i luani edhe në iPhone, ja se si

Më: 9 mars 2019 Në ora: 12:49
PlayStation 4

Lojërat e 'PlayStation' tani mund të luhen edhe në 'iPhone', me lansimin e aplikacionit më të fundit të kompanisë 'Sony'.

Përmes aplikacionit ‘Remote Play’, pajisjet ‘iOS’, ose ‘iPhone’ dhe ‘iPad’, do të arrijë të kontaktojë me ‘PlayStation’ dhe të zgjedhë se çfarë normalisht do të jetë në ekran. Kjo do të thotë që ju mund të luani lojëra të ‘PlayStation 4’ kudo, vetëm duke u lidhur me tastierë me ‘WiFi’.

Pastaj, lojtarët mund ta kontrollojnë lojën duke shtypur butonat virtual në ekran ose duke lidhur një ‘joystick’, i cili do të jetë në gjendje të kontaktojë sërish në ‘PlayStation’ nëpërmjet internetit.

Kontrolluesit e palëve të treta janë bërë tashmë vetëm për ‘iPhone’ dhe ‘iPad’, me mundësi lidhjeje me ‘Bluetooth’.

Kompania ‘Sony’ ka bërë të ditur se do të prodhojë ‘joystick’ të veçantë për pajisjet e ‘Apple’.

Aplikacioni është në dispozicion tani, falas, të cilin mund ta merrni përmes ‘App Store’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat