iMac i ardhshëm nga Apple mund të monitorojë shëndetin tuaj

Teknologji

iMac i ardhshëm nga Apple mund të monitorojë shëndetin tuaj

Më: 11 mars 2019 Në ora: 10:52
iMac

Për momentin, Apple Watch është pajisja e vetme e Apple që mund të monitoroj shëndetin tuaj, siç është ritmi i zemrës.

Ka thashetheme se Apple gjithashtu mund të sjellë karakteristika të ngjashme me fresikmet e ardhshme të AirPods, por tani duket se Apple është e interesuar të sjellë karakteristikat e përcjelljes së shëndetit edhe në kompjuterët e ardhshëm Mac.

Kjo është sipas një patente të zbuluar kohët e fundit, ku tregon se Apple po shqyrton idenë e ndërtimit të karakteristikave të monitorimit të shëndetit në kompjuterët e tyre Mac.

Patenta është për një “pajisje elektronike portative që ka një biosensor”, ku sugjeron që Apple mund të ndërtojë mjete për monitorimin e shëndetit në kompjuterët e ardhshëm.

Nuk dihet ende se si mund të funksiononte kjo saktësisht. Ndoshta Apple mund të integrojë sensorë në tastierë. Apo Apple mund ta ndërtojë atë në pjesën Touch ID të kompjuterëve MacBook, ku përdoruesit mund të skanojnë gishtat e tyre herë pas here për të marrë një lloj leximi.

Është një koncept mjaft interesant, ku në bazë të leximeve të marra nga monitoruesi, mund të inkurajojë përdoruesit që të ngrihen dhe të ecin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat