Shpikësi i World Wide Web ka ndjenja të përziera për internetin sot - Bota Sot
Shpikësi i World Wide Web ka ndjenja të përziera për internetin sot

Teknologji

Shpikësi i World Wide Web ka ndjenja të përziera për internetin sot

Më: 13 mars 2019 Në ora: 06:37
Tim Berners-Lee

Shpikësi i World Wide Web-it (www) di se inovacioni revolucionar i tij po vjetërohet dhe nuk i pëlqejnë gjithmonë ato që po sheh: sulmet kibernetike të sponsorizuara nga shteti, ngacmimi në internet, gjuha e urrejtjes dhe dezinformata midis të këqijave të “adoleshencës digjitale”.

Tim Berners-Lee publikoi një letër dhe foli para disa gazetarëve të hënën në prag të përvjetorit të 30-të internetit – një hap i parë drejt transformimit të jetëve të panumërta dhe ekonomisë globale, shkruan TIME.

Organizata Evropiane për Kërkimin Bërthamor, e njohur si CERN, ka në plan të presë Berners-Lee dhe të tjerë akterë të themelimit të internetit të martën. “Ne po festojmë, por jemi gjithashtu shumë të shqetësuar”, tha Berners-Lee.

Në fund të vitit të kaluar, një prag kyç u kalua – afërsisht gjysma e botës ka marrë qasje në internet. Sot ekzistojnë rreth 2 miliardë faqe interneti.

Përvjetori ofron “një mundësi për të reflektuar se sa larg kemi ende për të shkuar”, tha Berners-Lee, duke e quajtur “luftën për ueb” një nga çështjet më të rëndësishme të kohës sonë.

Ai është i bindur se popullsia në internet do të vazhdojë të rritet. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...