Huawei ka përdorur imazhe të gatshme, për reklamimin e kamerës së telefonit të ri - Bota Sot
Huawei ka përdorur imazhe të gatshme, për reklamimin e kamerës së telefonit të ri

Teknologji

Huawei ka përdorur imazhe të gatshme, për reklamimin e kamerës së telefonit të ri

Më: 13 mars 2019 Në ora: 06:57
Huawei

Në reklamimin e telefonit të ri P30, Huawei ka përdorur imazhe të gatshme prej internetit, sikur të jenë shkrepur nga kamera e avancuar që është punuar nga vet kompania.

Richard Yu është CEO i prodhuesit teknologjik, që postoi disa imazhe në Weibo, një rrjet social shumë i popullarizuar në Kinë.

Të gjitha thuhej se ishin bërë nga kamera e P30, ndërsa në mes e kishin edhe një rreth që thuhej se ishte fokusi i “periscope zoom”.

Shumica e njohësve të fotografisë, menduan se imazhet janë shumë të mira për të qenë të vërteta, ndërsa kjo doli të jetë e vërtetë. Kërkimi në internet, tregoi se katër prej nëntë fotografive mund të blihen, teksa tjerat merren falas.

Imazhi i një fëmije me tri rosa, ka edhe autor të njohur, meqë Jake Olson, pretendon se e ka shkrepur vet. Fotografi ka thënë se Huawei nuk i ka marrë leje, por që nuk mund ta akuzojë sepse fotografia ishte shpërndarë në internet.

Image

Deri më tani, Huawei nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, ndërsa ky nuk është i vetmi rast, kur kompania ka kryer një mashtrim të ngjashëm. Gjatë vitit 2016, ishin shpërndarë fotografi të gatshme, kinse janë realizuar nga kamera e telefonit DSLR.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...