Dihet funksioni i parë të cilin Microsofti e sjell në Google Chrome

Teknologji

Dihet funksioni i parë të cilin Microsofti e sjell në Google Chrome

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:47
Google Chrome

Në fund të vitit 2018, Microsofti paralajmëroi planet për migrimin me EdgeHTML në Chromium për browserin e vet Edge. Kompania shpjegoi se me këtë do të kontribojë në zhvillimin e engine dhe se pjesa tjetër e rrjetit global do të përfitojë nga inovacionet e kompanisë.

Sipas të gjitha gjasave, kompania synon t’i përmbushë plotësisht premtimet dhe tani po e sjell funksionin e parë kyç të Edge në browserët Chromium, duke përfshirë edhe Google Chrome, përcjell Softpedia.

Skrollimi i papenguar dhe i rrjedhshëm, i zhvilluar posaçërisht për Microsoft Edge, është funksioni i sugjeruar për Chromium. Google do të mund ta sjellë funksionin në të gjithë browserët që e kanë engine Chromium, duke përfshirë edhe ata që punojnë në platformat Windows, macOS, Linux, Chrome OS dhe Android.

Aktualisht, Microsofti po vazhdon të eksperimentojë me versionet e mëparshme të funksionit dhe nuk ekziston ndonjë kornizë kohore se kur do të mund të jetë në dispozicion të përdoruesve. Nga ana tjetër, buildet Canary për Google Chrome tashmë po vijnë me versionin e hershëm të skrollimit më të rrjedhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat