IBM shfrytëzoi fotot e Flickr për projektin e njohjes së fytyrës

Teknologji

IBM shfrytëzoi fotot e Flickr për projektin e njohjes së fytyrës

Më: 13 mars 2019 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

IBM është akuzuar se ka shfrytëzuar fotot e Flickr për një projekt për njohjen e fytyrës pa pëlqimin e njerëzve në foto.

Kompania kishte marrë rreth 1 milion foto nga databaza e fotove të Flickr të përpiluara fillimisht nga Yahoo.

Por, shumë njerëz të cilët janë në foto, kanë thënë se nuk e kanë idenë se si ata janë shfrytëzuar.

IBM tha se kishte respektuar të gjitha kriteret nga rregullat e privatësisë, por një grup i të drejtave digjitale tha se këto sjellje kërcënojnë privatësinë e njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat