Bllokimi i Facebook favorizoi kompaninë rivale - Bota Sot
Bllokimi i Facebook favorizoi kompaninë rivale

Teknologji

Bllokimi i Facebook favorizoi kompaninë rivale

Më: 15 mars 2019 Në ora: 00:08
Telegram

Bllokimi prej më shumë se 14 orë i Facebook dhe rrjeteve të saj sociale Instagram dhe Whatsapp, fuqizoi një kompani tjetër rivale. Aplikacioni i komunikimit “Telegram”, rivali i Whatsapp, regjistroi 3 milionë përdorues të rinj gjatë orëve që Facebook dhe aplikacionet e saj kishin dalë jashtë shërbimit.

Lajmi është konfirmuar nga shefi ekzekutiv i kësaj kompanie. Telegram është i njohur për sistemin e sofistikuar të privatësisë që ka mes përdoruesve.

“3 milionë përdorues të rinj janë regjistruar në Telegram brenda 24 orëve të fundit. Ne kemi privatësi të vërtetë dhe hapësirë të pakufizuar për të gjithë”, tha Pavel Durov.

Telegram është rritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit dhe vlerësohet si sistemi më i sigurtë i mesazheve në botë. Bisedat janë të vështira për t’u përgjuar, çka e bën një aplikacion të lakmueshëm për përdoruesit. Kjo nuk është hera e parë që Telegram fiton përdorues nga rivalët. Në vitin 2014 fitoi 5 milionë përdorues të rinj kur Whatsapp nuk funksionoi për disa orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...