Këtë pranverë mbërrin monitori Lenovo Legion Y27gq

Teknologji

Këtë pranverë mbërrin monitori Lenovo Legion Y27gq

Më: 15 mars 2019 Në ora: 16:48
Lenovo Legion Y27gq

Më herët këtë vit, Lenovo e lansoi monitorin 27-inçësh Legion Y27gq G-Sync. Bëhet fjalë për ekranin për gaming, me një reagueshmëri prej 0.5ms dhe rifreskim prej 240Hz. Aktualisht, monitorët e tanishëm prej 240Hz janë të kufizuar kryesisht në ekranet për gaming 1080p me cilësi të lartë, ndërkohë që variantet 1440p janë më pak të disponueshme, përcjell Overclock3D.

Këtu futet në skenë Lenovo Legion Y27gq, i cili e ka një ekran 1440p me rifreskim prej 240Hz dhe mbështetje për G-Sync. Monitori ka korniza shumë të holla, duke e bërë atë ideal për sistemet shumë-ekranëshe. Ka mbështetje për 90% mbulueshmëri të ngjyrave DCI-P3.

Në bazën e monitorit është integruar një altoparlant i ndashëm me cerfitikatë Harman Kardon, për të cilin thuhet se ofron eksperiencë superiore të zërit në krahasim me zgjidhjet e tjera të integruara. Gjithashtu ofrohet mbështetje për koneksion/mbushje me USB, zgjidhje kompatibile me VESA etj.

Lenovo aktualisht e radhit monitorin Legion Y27gq për lansim gjatë pranverës së sivjetme, ndërsa paralajmërimi në CES këtë vit e sinjalizonte lansimin në prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat