Azhurnimet e ardhshme të Windows 10 do të rikthehen në gjendjen e mëparshme - Bota Sot
Azhurnimet e ardhshme të Windows 10 do të rikthehen në gjendjen e mëparshme

Teknologji

Azhurnimet e ardhshme të Windows 10 do të rikthehen në gjendjen e mëparshme

Më: 15 mars 2019 Në ora: 16:49
Windows 10

Gjatë disa viteve të fundit, Microsofti ka punuar për t’i ofruar dy azhurnime të mëdha të Windows 10 në vit, si dhe arnimet javore. Për fat të keq, herë pas here, procesi i instalimit të këtyre azhurnimeve nuk funksionon normalisht. Microsofti planifikon ta zbatojë një rrjet të sigurisë në të ardhmen për t’i kapërcyer instalimet e dëmtuara/prishura, raporton KitGuru.

Azhurnimi i fundit i Windows 10 do të fillojë me detektimin e aktivizimeve të pasuksesshme të sistemit pas azhurnimit. Nëse zbulohet ndonjë problem, azhurnimi do të largohet dhe kompjuteri do të ristartohet për ta zgjidhur problemin. Nëse problemi mbetet, Windowsi nuk do të përpiqet ta instalojë azhurnimin gjatë 30 ditëve të ardhshme, duke i dhënë Microsoftit kohë të mjaftueshme për t’i krijuar rregullimet e problemit.

Kjo është diçka që me siguri do t’i ndihmojë përdoruesit e biznesit dhe ata shtëpiakë, për ta shmangur humbjen e kohës nëse shfaqen probleme. Njoftimi do të shfaqet ashtu që të paralajmërohet përdoruesi se azhurnimi ishte i pasuksesshëm dhe se sistemi është rikthyer në gjendjen e mëparshme.

Azhurnimi i ardhshëm i madh i Windows 10 pritet në prill, ndërkohë që sugjerohet se ai do t’i përmbajë disa nga përmirësimet që Microsoft i planifikon për lojërat e PC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...