WhatsApp me dy funksione që do të luftojnë lajmet e rreme 19

Teknologji

WhatsApp me dy funksione që do të luftojnë lajmet e rreme 19

Më: 19 mars 2019 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Shfletuesi i integruar nuk ka për të bërë shumë për të luftuar lajmet e rreme edhe pse është një funksion që i ka munguar prej kohësh WhatsApp.

Për këtë rast WhatsApp nuk lejon njerëzit të bëjnë screenshot ose regjistrime video duke përdorur shfletuesin e integruar të aplikacionit.

Mbase funksioni më i dobishëm, sidomos në rastin e përhapjes së fotove virale, është ai për të kërkuar burimin e imazheve në Google.

Përdoruesit mund të selektojnë në imazh, ta ngarkojnë në Google dhe të shohin se ku tjetër është shfaqur i njëjti imazh.

WhatsApp tashmë ka filluar të etiketojë imazhet e përcjellura e madje të vendosë edhe kufij sesa herë një mesazh mund të përcillet pas spekulimeve se platforma po përdoret nga trafikanët e fëmijëve.

Gjithashtu kompania është duke shpërblyer hulumtuesit të cilët studiojnë përhapjen e dezinformimit në aplikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat