Google, video-lojërat e fuqishme edhe pa Playstation, XBox apo PC me kartë grafike - Bota Sot
Google, video-lojërat e fuqishme edhe pa Playstation, XBox apo PC me kartë grafike

Teknologji

Google, video-lojërat e fuqishme edhe pa Playstation, XBox apo PC me kartë grafike

Më: 20 mars 2019 Në ora: 11:12
Ilustrim

Google sapo ka njoftuar “Stadia-n”, një shërbim që do të mundësojë të luhen lojëra të fuqishme në shfletuesin e internetit, Chrome, pa pasur konsola si Playstation apo XBox, dhe pa pasur kompjuter me kartë grafike të fuqishme.  Duhet vetëm një lidhje interneti, dhe lojërat do të ofrohen pak a shumë me parimin e Netflix-it për filma.

Drejtuesit e Google premtojnë që ky sistem është në gjendje t’i hapë lojërat e fundit me cilësi të lartë pamore, 4K, dhe me 60 fps (60 fotoimazhe për sekondë). “Doom Eternal” do të jetë një nga video-lojërat e para të platformës, e cila do të ofrohet brenda këtij viti.

Përpunimin e rëndë grafik që i nevojitet lojës për t’u shfaqur aq bukur, do ta bëjë Google në serverët e tyre. Pra, gjithë punën që do të bënte kompjuteri juaj. Kjo ngre dyshime se sa e qëndrueshme do të jetë lidhja. Nëse do të ketë vonesa në përgjigje, si për shembull lojtari ta shtypë butonin për të vepruar tani, dhe personazhi në ekran të lëvizë pak sekonda më vonë, aq sa për ta bërë të pamundur vazhdimin normal të lojës. Kjo është pika ku Google duhet të tregohet bindëse.

Image
Sistemi Stadia nuk do të ketë nevojë për ndonjë konsolë më vete, por do të jetë i instalueshëm si çdo aplikacion tjetër, në kompjuterë desktopë, celularë, laptopë, tableta e madje edhe në televizorë “Smart”.

Drejtuesit e Google thonë që përparësia e kompanisë së tyre për ta mundësuar këtë shërbim pa ndërprerje e pa vonesa, është infrastruktura e serverëve të Google, me fibra optike, e shpërndarë në të gjithë botën, që nuk e ka asnjeri tjetër: “Kemi rreth 7500 pika qendrore serveri në të gjithë rruzullin, të gjitha të lidhura në një rrjet të vetëm”, thotë kryeinxhinieri Maxhëd Bakar.

Ky sistem, sipas Google, do të vihet në punë falë një bashkëpunimi me AMD, e cila do të ofrojë karta grafike me fuqi 10 teraflop, që do të përpunojnë lojërat për disa përdorues njëherësh, si dhe procesorë të cilët Google do t’i ofrojë nga një për çdo lidhje lojtari. Veç tyre, Google po bashkëpunon edhe me Unity, programin që krijon lojëra edhe falas, e që do t’u vihet në dispozicion komunitetit të dizenjuesve të lojërave edhe në platformën “Stadia”.

Image
Loja pastaj mund të vazhdohet me tastiera ose me levat e zakonshme. Gjithsesi, Google do të hedhë në treg edhe një levë të re, e cila do të ketë një buton “Youtube”, që të gjithë lojën që ke bërë ta ngarkosh menjëherë në Youtube, të regjistruar si video.

Sistemi Stadia nuk do të ketë nevojë për ndonjë konsolë më vete, por do të jetë i instalueshëm si çdo aplikacion tjetër, në kompjuterë desktopë, celularë, laptopë, tableta e madje edhe në televizorë “Smart”. Loja pastaj mund të vazhdohet me tastiera ose me levat e zakonshme. Gjithsesi, Google do të hedhë në treg edhe një levë të re, e cila do të ketë një buton “Youtube”, që të gjithë lojën që ke bërë ta ngarkosh menjëherë në Youtube, të regjistruar si video.

Image
Google thotë që sistemi i tyre do të jetë më i fuqishëm se Xbox e PS4 bashkë

Për ata që mund ta kenë të vështirë ta besojnë suksesin e kësaj metode, mendoni që deri pak vite më parë, video-lojërat mund të merreshin vetëm me disqe. Sot, disqet janë zhdukur dhe lojërat po shkarkohen drejtpërsëdrejti nga interneti, qoftë në konsolat Playstation e XBox, ashtu edhe në kompjuterë, me shërbime si Steam. Por tani që interneti po ofrohet i shpejtë edhe në familje, edhe në celularë, Google duket se synon të heqë nga qarkullimi edhe këto të fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...