Google goditet me një gjobë 1.7 miliardë dollarëshe nga BE

Teknologji

Google goditet me një gjobë 1.7 miliardë dollarëshe nga BE

Më: 20 mars 2019 Në ora: 14:32
Google

Google është duke u dënuar mbi kontratat kufizuese të detyruara ndaj klientëve duke përdorur biznesin e tyre AdSense.

Google akuzohet se abuzon me pozicionin e saj dominues duke i detyruar konsumatorët të reklamojnë vetëm nëpërmjet AdSense, produktin që vendos reklama relevante në faqet e internetit.

Kjo “mohoi kompanitë e tjera mundësinë për të konkurruar në bazë meritore dhe për të sjellur risi”, tha në një konferencë për shtyp, komisionerja e antitrustit të BE, Margrethe Vestager. Sjellja e keqe vazhdoi për më shumë se një dekadë, shtoi ajo.

Është gjoba e tretë e Google nga BE, pas një padie prej 5 miliardë dollarësh vitin e kaluar për abuzimin e dominimit në tregun telefonik dhe 2.7 miliardë dollarë në 2017 për manipulimin e rezultateve të kërkimit për blerje.

Gjoba për keqtrajtimet në AdSense ishte më e vogël, sepse Google ka punuar me BE-në për të ndryshuar politikat e tyre, pas fillimit të hetimit në 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat