Google dënohet për herë të tretë

Teknologji

Google dënohet për herë të tretë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 17:46
Foto

Ky është dënimi i tretë për kompaninë amerikane në dy vjetët e fundit.

Komisionarja Evropiane për Konkurrencë Margret Vestager tha në një konferencë shtypi në Bruksel se Google ka abuzuar me një pozitë dominuese në mënyrë që të detyrojë faqet e internetit të përdorin platformën e saj të vendosjes së reklamave - AdSense.

Komisioni Evropian ka përcaktuar që Google dhe kompania e tij mëmë Alfabet, kanë shkelur rregulloret e antimonopolit të BE-së duke imponuar klauzola kufizuese për kontratat me faqet e internetit që përdorin AdSense.

"Reklamuesit dhe pronarët e faqeve kanë pasur më pak zgjedhje dhe janë përballur me çmime më të larta që do të kalonin te konsumatorët", tha Vestager.

Vitin e kaluar, rregullatorët e BE dënuan Google me 4.34 miliardë euro, për shkak se përdori sistemin operativ të saj Android për të bllokuar rivalët.

Kjo pasoi një ndëshkim prej 2.42 miliardë euro nga viti 2017 ndaj kompanisë për shpërdorim të pozitës dominuese në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat