Opera për Android vjen me VPN falas

Teknologji

Opera për Android vjen me VPN falas

Më: 20 mars 2019 Në ora: 18:16
Ilustrim

Shfletuesi i internetit Opera ka njoftuar se do të ofrojë mbrojtje falas VPN për të gjithë përdoruesit e Android.

Versioni më i fundit i aplikacionit Android të kompanisë do të ketë VPN-të e integruar, e cila do të zgjerojë funksionalitetin e shërbimit që për vite me radhë ka qenë i pranishëm në aplikacionin desktop.

VPN do të jetë në dispozicion nga versioni "Opera për Android 51", i cili fillon të arrijë te përdoruesit përmes Google Play Store që nga sot.

Shërbimi VPN i lejon përdoruesit të krijojnë një lidhje private me një server të largët, i cili do të komunikojë midis faqeve të internetit që viziton përdoruesi.

Në vend që të dërgojnë dhe të marrin informacione mbi rrjetin publik, ku ata potencialisht mund të preken nga sulmet e hakerëve, të gjitha këto ndryshime kontrollohen nga serveri.

Lidhja e enkriptimit midis telefonit dhe serverit VPN lejon që të dhënat e përdoruesit të jenë të paarritshme për ata që monitorojnë veprimet online të përdoruesit.

Opera ka ndërtuar një VPN që përdor enkriptim 256-bit për të mbrojtur të dhënat. Gjithashtu, vendndodhja e vërtetë e përdoruesit është maskuar duke u lidhur me serverët e vendosur në mbarë botën.

Po ashtu, Opera premtoi se nuk do të ruajë të dhënat për aktivitetin e përdoruesit, kështu që nuk do të ketë të dhëna që do të lejonin dikush të identifikojë një përdorues individual bazuar në aktivitetin e tij në internet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat