Google ndalon shitjet e Pixel 2 dhe Pixel 2 XL

Teknologji

Google ndalon shitjet e Pixel 2 dhe Pixel 2 XL

Më: 2 prill 2019 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

 

Pixel 2 dhe 2 XL ende konkurrojnë me shumicën e flagshipëve të 2018-ës dhe 2019-ës në këtë departament. Të dy telefonët do të marrin Android Q këtë vetë.

Google ka ndaluar së shitur smartfonët Pixel 2 dhe Pixel 2 XL. Disa modele mbeten në shitje në distributorë të ndryshëm. Për shembull në Best Buy Pixel 2 XL shitet për 399 dollarë për modelin 64GB.

Pixel 2 dhe 2 XL debutuan në Tetor të 2017-ës dhe dolë në shitje në fund po të atij muaji. Google pati probleme me ngjyrat e ekranit kur pajisja mbërriti. Kompania tha se ishte e qëllimshme që përdoruesit të kishin saktësi më të madhe ngjyrash por më pas me anë të përditësimeve ndryshoi qasjen.

Sa i përket Pixel 2, ishte një telefon Android me ekran me kornizë por që kishte jetëgjatësi të kënaqshme baterie. Sistemi i kamerave ishte i njëjti në të dy telefonët dhe prodhonin imazhe fantastike. Pixel 2 dhe 2 XL ende konkurrojnë me shumicën e flagshipëve të 2018-ës dhe 2019-ës në këtë departament. Të dy telefonët do të marrin Android Q këtë vetë.

Duke hequr nga dyqani këto modele, Google tashmë i mbetet të fokusohet tek Pixel 3 dhe 3 XL. Kompania ka ulur çmimet e tyre me 200 dollarë për të rritur shitjet. Gjithashtu ka pasur disa spekulime se Google do të sillte një version buxhetor të telefonit, Pixel 3 Lite. /PCWorld Albanian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat