Modeli i ri Surface Book 2 implementon procesorin më të ri katërbërthamësh të Intelit

Teknologji

Modeli i ri Surface Book 2 implementon procesorin më të ri katërbërthamësh të Intelit

Më: 4 prill 2019 Në ora: 22:09
Modeli i ri Surface Book 2

Microsofti e ka rifreskuar në heshtje modelin e vet Surface Book 2. Gjiganti softuerik në Surface Book 2 13.5-inçësh e implementon procesorin më të ri i5 të Intelit me katër bërthama të gjeneratës së tetë, ndërsa modeli i tanishëm dybërthamësh i gjeneratës së shtatë mbahet në një çmim të zbritur (1299 dollarë), sipas The Verge.

Modeli i rifreskuar katërbërthamësh do të kushtojë 1499 dollarë dhe përfshin procesorin i5-8350U, me një rritje të taktit punues në 3.6GHz. Surface Book 2 i ri nga segmenti i mesëm gjithashtu i ka 8GB RAM dhe 256GB hapësirë të ruajtjes.

Microsofti gjithashtu planifikon që më 17 prill ta mbajë ngjarjen Surface, gjatë të cilës presim informacione në lidhje me çmimin dhe disponueshmërinë e harduerit Surface Hub 2, si dhe shtesat nga linja Steelcase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat