Si të bllokoni marrjen e mesazheve në Gmail

Teknologji

Si të bllokoni marrjen e mesazheve në Gmail

Më: 8 prill 2019 Në ora: 10:03
Bllokimi i mesazheve

Askujt nuk i pëlqen të marrë email ‘spam’, por fatmirësisht platforma e email-it, Google Gmail, ka bërë një punë mjaft të mirë me filtrat e mesazheve ‘spam’. Por, nga koha në kohë, ekzistojnë email ‘spam’ që disi kalojnë ato filtra, ose ndoshta keni email nga njerëzit që nuk dëshironi të pranoni, prandaj ja se si mund të bëni bllokimin e postës elektronike në Gmail.

Në kompjuter

Shko në Gmail

Hapni emailin që dëshironi të bllokoni

Klikoni ikonën ‘tre pika’ në të djathtë të emailit

Zgjidh opsionin ‘Block’

Klikoni përsëri butonin ‘Block’ për ta konfirmuar

Në iPhone dhe iPad

Lansoni aplikacionin Gmail

Hapni emailin që dëshironi të bllokoni

Prekni mbi ikonën tre pika dhe zgjidhni ‘Block’

Në Android

Lansoni aplikacionin Gmail

Hapni emailin që dëshironi të bllokoni

Prekni mbi ikonën tre pika dhe zgjidhni opsionon ‘Block’

Për të zhbllokuar emailet që keni bllokuar, thjesht ndiqni hapat e mësipërm dhe përzgjidhni Zhblloko (Unblock).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat