BE miraton projektligjin e ri mbi kompanitë e internetit

Teknologji

BE miraton projektligjin e ri mbi kompanitë e internetit

Më: 8 prill 2019 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Komiteti Parlamentar i Bashkimit Evropian sot miratoi një projektligj që parashikon ndëshkime për kompanitë e internetit në shumën prej katër për qind të të ardhurave të tyre, nëse nuk heqin "përmbajtjen terroriste" nga platformat e tyre brenda një ore pas marrjes së informacionit nga institucionet përkatëse.

Komiteti miratoi projektin pavarësisht kundërshtimit të madh nga grupet e të drejtave digjitale.

Kundërshtarët e këtij projektligji besojnë se afati për heqjen e përmbajtjes për një orë është shumë i shkurtër dhe se kompanitë do të detyrohen të bëjnë gabime dhe të heqin përmbajtjen e ligjshme.

Kritikët shtojnë se zgjidhjet e ofruara nga projektligji do të sillnin më shumë presion mbi kompanitë më të vogla të internetit sesa gjigandët si Google dhe Facebook, të cilët kanë filtra automatikë të përmbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat