Australia lejon “Google”-n të transportojë mallra me anë të dronëve

Teknologji

Australia lejon “Google”-n të transportojë mallra me anë të dronëve

Më: 10 prill 2019 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Shërbimi me dron i cili do të ofrojë shërbim në bashkëpunim me bizneset lokale si kafenetë dhe farmacitë do të jetë subjekt i disa kufizimeve rregullatore

Alphabet Holding, kompania mëmë e “Google” ka marrë leje për të ofruar shërbime për transport mallrash me dronë në disa rajone periferike të Australisë.

Sipas lajmit në faqen e internetit të “The Verge” mësohet se kompania “Wing” e themeluar me investimet e Alphabet Holding ka marrë një licencë nga Autoriteti Australian i Sigurisë së Aviacionit Civil (CASA) për të ofruar shërbimin e transportit të mallrave me dronë në disa rajone në kryeqytetin australian Canberra.

Në fazën e parë shërbimi do të ofrohet për 100 familje në rajonet periferike në Crace, Palmerston dhe Franklin të Canberra-s dhe më pas do të shtrihen në zonat periferike të Harrison dhe Gungahlin.

Në një deklaratë nga CASA thuhet se ky do të jetë shërbimi i parë në botë që ofrohet me dronë, transmeton Anadolu Agency.

Kompania, licencën e shërbimit në fjalë e ka marrë pas një procesi prove për 18 muaj dhe se gjatë kësaj periudhe janë kryer 3.000 dorëzime dërgesash me qëllim testimi.

Shërbimi me dron i cili do të ofrojë shërbim në bashkëpunim me bizneset lokale si kafenetë dhe farmacitë do të jetë subjekt i disa kufizimeve rregullatore. Dronët do të mund të ofrojnë shërbim prej orës 07.00 deri në orën 20.00 gjatë ditëve të javës dhe nga ora 08.00 deri në orën 20.00 të dielave ndërsa të shtunën nuk do të punojnë.

Gjithashtu bëhet e ditur se dronët nuk do të mund të fluturojnë mbi njerëzit dhe rrugët kryesore ndërsa do të informohen familjet në zonën pilot se si duhet t’u afrohen dronëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat