Facebook e kthen Messengerin në aplikacionin kryesor?

Teknologji

Facebook e kthen Messengerin në aplikacionin kryesor?

Më: 15 prill 2019 Në ora: 14:43
Messengeri në aplikacionin kryesor

Në fillim të këtij viti janë shfaqur informatat se Facebooku është duke planifikuar t’i bashkojë shërbimet e veta për dërgim të mesazheve, gjë që do t’ua mundësonte përdoruesve të komunikojnë pa probleme nëpërmjet aplikacioneve WhatsApp, Instagram dhe Messenger, përcjell Neowin.

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, ka konfirmuar se kompania ka plane ta bëjë një hap të tillë, por theksoi se kjo nuk do të ndodhë së shpejti. Janë gjetur edhe disa dëshmi se Facebooku ka në plan ta integrojë funksionin chat përsëri në aplikacionin kryesor. Funksioni u largua më parë në vitin 2014.

Përveç zbulimit të kthimit të integrimit për aplikacionet messaging, u shfaqën edhe screenshotet të cilat e tregojnë një dizajn të thjeshtuar të bardhë për aplikacionin Fcaebook.

Aktualisht nuk ekziston asnjë afat kohor që tregon se kur do të mund ta shohim bashkimin e aplikacioneve messenger, edhe pse nuk pritet që aplikacionet e pavarura WhatsApp dhe Messenger do të shuhen në të ardhmen e afërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat