Shtyhet lansimi i telefonit LG V50 ThinQ 5G

Teknologji

Shtyhet lansimi i telefonit LG V50 ThinQ 5G

Më: 17 prill 2019 Në ora: 16:26
Foto

LG V50 ThinQ 5G, i shfaqur në shkurt gjatë konferencës MWC 2019, do të duhej të dalë më 19 prill në Korenë e Jugut.

Megjithatë, LG tani ka njoftuar se lansimi i pajisjes në treg është shtyrë.

LG shtyu lansimin duke thënë se duhet të optimizojë më tej Snapdragon 855 SoC dhe modemin X50 5G, në mënyrë që të ofrojë përvojën e përmirësuar të përdoruesve të V50 ThinQ 5G.

Kompania gjithashtu vuri në dukje se me Qualcomm dhe operatorët celularë të Koresë së Jugut po punon për të përmirësuar shërbimet 5G dhe pajtueshmërinë në mes të telefonave të mençur.

Aktualisht, data e lansimit të LG V50 ThinQ 5G është e panjohur, por kompania e Koresë së Jugut tha se do të konfirmohet së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat