Zuckerberg në qendër të hetimeve amerikane, rrezikon të ndëshkohet

Teknologji

Zuckerberg në qendër të hetimeve amerikane, rrezikon të ndëshkohet

Më: 22 prill 2019 Në ora: 08:27
Mark Zuckerberg

Të dhënat janë kthyer në një provlem shumë serioz për Facebook

Mark Zuckerberg është në qendër të disa hetimeve që autoritet amerikane po bëjnë në lidhje me të dhënat personale nga ana e Facebook.

Investiguesit po vlerësojnë mundësinë e disa sanksioneve kundër Zuckerberg për mungesë nga ana e Facebook në aspektin e mbrojtjes së të dhënave. Lajmin e bën me dije Washington Post që citon disa burime, sipas të cilës autoritetet nuk i drejtojnë menaxherët e tyre në rastet e shkeljeve të privatesisë në ëeb.

Por duke goditur Zuckerberg do t’i dërgohej kështu edhe një mesazh kolosëve të tjerë të Silicon Valley, duke bërë në këtë mënyrë që menaxherët të mbeten përgjegjësit e drejtpërdrejtë të mungesës së përsëritur të mosveprimeve të tyre, në rastet e shkeljes së privatësisë, të shoqërisë ku ato punojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat