Më shumë dëshmi që Apple po zhvillon modemin e tyre 5G

Teknologji

Më shumë dëshmi që Apple po zhvillon modemin e tyre 5G

Më: 29 prill 2019 Në ora: 09:50
Apple

Që një kohë tani, raportohet se Apple mund të kërkojë të zhvillojë modemet e veta. Për një kompani që duket se dëshrion të bëj gjithçka vet, në fakt ka shumë kuptim.

Tani sipas një raporti nga The Telegraph, ka më shumë dëshmi se Apple mund të jetë vërtet duke punuar në modemin e tyre, një 5G pa dyshim.

Sipas raportit, është pohuar se në fillim të këtij viti, Apple kishte punësuar inxhinierin e Intelit, Umashankar Thyagarajan. Kjo u konfirmua nga profili në LinkedIn i inxhinierit, i cili tani e liston Apple si punëdhënësin e tij të ri.

Me sa duket, punësimi i Apple për inxhinierin ishte e mjaftueshme për të detyruar Intel të riorganizojë projektin e tyre 5G.

Është raportuar gjithashtu se Apple, në një moment në kohë, ishte në të vërtetë në diskutime me Intel për potencialisht blerjen e biznesit të tyre modem (ose të paktën pjesë të tij).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat